Zgjidhje e shpejtë dhe ekonomike për ngarkesa kamionësh. Ne së bashku me partnerët tanë, jemi dedikuar të krijojmë një rrjet kamionësh në dispozion për të transportuar ngarkesa brenda Bashkimit Europian dhe në shtete të tjera të Europës, duke qenë të gatshëm për të mundësuar kamionë të ndryshëm në varësi të ngarkesave të cilat duhet të dërgohen. Çdo transportues mund të dërgojë mallra, por në Sky Net puna nuk quhet e përfunduar me sukses nëse procesi i dërgesës nuk është i sigurt dhe i shpejtë. Elementet bazë si sigurimi dhe vlerësimi i tij janë duke u monitoruar në çdo kohë. Ne zgjedhim vetëm standardin më të lartë për klientët tanë.
Ne jemi mjaft të qartë se dërgesat e pjesore kanë pasur gjithnjë problematikat e tyre. Është e vështirë të gjendet mjeti i duhur i transportit me kapacitetin e mjaftueshëm dhe në kohën më të përshtatshme. Kurseni kohë, para dhe burime duke na lënë të marrim përsipër dërgimin pjesor. Mbulimi i plotë që u ofrojmë mallrave të dërguar brenda dhe jashtë rajonit, bën që klientët tanë të ndihen të kënaqur në çdo nivel dhe proces të punës sonë. Sky Net e ka mjaft të qartë se jo çdo transport është i njëjtë. Për këtë arsye ne fuqizojmë klientët tanë me mundësnë për të zgjedhur faktorët më vendimtarë të produktit që duan të dorëzojnë si shpejtësia dhe kostoja. Në fund të ditës çdo punë është unike, ashtu siç jemi dhe ne vet!
SHËRBIMET TONA PËRFSHIJNË:
- Import-Eksport
- FTL (Dërgesa ngarkesash të mëdha me kamion)
- LTL (Dërgesa ngarkesash të vogla me kamion)
- Transporti derë-më-derë
- Kamionë të dedikuar
- Konsolidim
- Zhdoganim