Kompania jonë importon dhe eksporton ngarkesa në të gjithë botën, duke ofruar një shërbim të paguar dhe parapaguar derë-më-derë dhe nga aeroporti-shtëpi. Ne i ndihmojmë klientët tanë gjatë transportit të ngarkesave duke u siguruar që procesi të përmbushë çdo kërkesë duke qenë efektiv në kosto dhe kohë.
Shërbimet tona përfshijnë:
- Import-Eksport
- Transport i kombinuar ajror/detar
- Transport i kombinuar ajror/tokësor
- Transport ajror i konsoliduar
- Shërbim dorë-më-dorë
- Marrje dhe dorëzime
- Zhdoganime
- Aplikime për regjim doganor
- Tranzit
- Mallra të rrezikshëm
Për ne është e qartë se nevojat e çdo transportuesi janë po aq të ndryshme sa dhe produktet e tyre dhe kështu ne mundësojmë shërbime dhe një strukturë çmimesh të cilat janë të kënaqshme në raport me kërkesën. Falë marrëdhënieve të shkëlqyera me kompani të mëdha ajrore dhe falë gamës së gjerë të shërbimeve që ofrojmë, arrijmë të plotësojmë nevojat e klientëve në mënyrë sa më efektive.
Për eksportim në rrugë ajrore ne bashkëpunojmë me:
- Air Serbia (agjent shitjeje i autorizuar)
- Alitalia
- Turkish Airlines
- Lufthansa