Terms & Conditions

KOMPANIA “SKY NET LOGISTIC” “Sky Net Logistic” shpk, me Nr. NIPT K84114202M, me adresë Godina e Cargos, Rinas, dhe adresë sekondare Rr. Teodor Keko, Unaza e Re, Pall Romario, Nr 215/469, Tirane, ofron ndër të tjera edhe shërbimin postar ekspres import-eksport. Shoqëria jonë është një shoqëri ndërkombëtare. Qëllimi është shpejtësia dhe siguria në shërbimin ekspres që ajo realizon në të gjithë botën. Qendra e saj e cila është formuar në vitin 1975, ndodhet në Londër. S01: është ndër 5 shoqërite më të mëdha transportuese botërore dhe njëkohësisht me përhapjen më të shpejtë në këtë fushë. Mbulon më shumë se 212 vende në të gjithë botën duke vazhduar përpjekjet për përmirësimin e shërbimit të saj. Sky Net Logistic do që të ofrojë shërbimin e postës ekspres e ta shtrijë në të gjithë vendin dhe ndërkombëtarisht. Këto shërbime realizohen me kosto të ulët dhe cilësi të lartë në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë në të gjithë botën.

Programi ynë elektronik nëpërmjet rrjetit jep mundësinë e lidhjes në moment, në shkallë botërore për të gjithë stacionet e Sky Net. Kjo jep mundësinë e njoftimit të pandërprerë, për çdo dërgesë kudo që ndodhet ajo deri në momentin e dorëzimit. www.skynetwwe.com si dhe çdo informacion tjetër në www.skynet.al në gjuhën shqipe dhe angleze nga ku çdo klient mund të gjurmojë dokumentin/pakon e tij ndër të tjera.

Shpejtësia në kohën e marrjes dhe dorëzimit të dërgesave që realizohen nëpërmjet Sky Net është veçanërisht konkurruese dhe ndryshon në bazë të kërkesave bashkëkohore botërore. Kështu arrihet kosto e ulët në transport dhe cilësi e lartë shërbimi. Shoqëria jonë ka një rrjet të organizuar për tërheqjen/shpërndarjen e postës në territorin e Shqipërisë, nëpërmjet njësive dhe bashkëpuntorëve të saj që ndodhen në disa qarqe të vendit (lista bashkangjitur) dhe realizon një shërbim të shpejtë dhe të saktë në të gjithë territorin e saj. Në ketë mënyrë, i shërbejmë me sukses kërkesave të klientëve për dërgesat e tyre jashtë dhe brenda vendit.

Shoqëria jonë ka kapacitetet e nevojshme për të kryer këtë shërbim duke përmbushur kërkesat që paraqiten. Zyrat tona, për kryerjen e këtij shërbimi, janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për të ofruar shërbimin postar si internet, fax, telefon etj. Punonjësit janë të trajnuar dhe kanë eksperiencë prej më shumë se 10 vitesh në kryerjen e detyrave përkatëse që u kërkohet të zbatojnë.

“SKY NET LOGISTIC” ofron shërbim postar ndërkombëtar në bazë të kontratës së bashkëpunimit me rrjetin Sky Net Clearing House (kopje bashkangjitur). Sipas marrëveshjes midis paleve, Sky Net Clearing House i jep të drejtën “SKY NET LOGISTIC” të shfrytëzojë të gjithë rrjetin, logjistikën dhe zyrat e agjensive të saj nëpër shërbimet postare të ofruara nga palet duke përmbushur standardet dhe kërkesat ligjore të vendit.

Në fund të çdo muaji bëhet rakordimi financiar ndërmjet “SKY NET LOGISTIC” dhe Sky Net Clearing House për çdo shërbim postar të kryer nga “SKY NET LOGISTIC”.

Vlerat në funksion të forcimit të besimit

Veprimtaria e Sky Net Logistic udhëhiqet nga këto parime:

• Integriteti dhe etika

• Kompetenca dhe profesionalizmi

• Efektiviteti dhe efikasiteti

• Puna në grup dhe inovacioni

Te dhëna mbi personelin e kompanisë:

Personeli i kompanisë ka një kualifikim arsimor të lartë dhe një eksperiencë profesionale në fushën e shërbimeve postare. Struktura e kompanisë është e ndarë në disa sektorë të vegjël:

1. Sektori Marketing & Shitje

2. Operimi

3. Sektori i Financës

Stafi përgjegjës për secilin departament është i kualifikuar dhe me një eksperiencë. Për shërbimin postar është caktuar një person i dedikuar për të cilin është në kontakt të vazhdueshëm me çdo klient për marrje/dorëzim të postës. Edhe në pikën hyrëse të kufirit Rinas, punonjësi ynë përpunon në mënyrë sa më të shpejtë procedurat për tërheqjen e postës, e cila ndryshon herë pas here edhe me ndryshimin e legjislacionit doganor i cili sjell si pasojë edhe ndryshime të lehta në procedurat e kompanisë sonë.

Të dhëna mbi procedurat e operimit të kompanisë për postën ekspres për çdo klient që kërkon të kryejë një tërheqje të zarfit apo pakos së tij me anë të “SKY NET LOGISTIC” për dorëzim në destinacionin përkatës, procedura e operimit (e cila ndryshon në varësi të origjinës së dërgesës) është njoftimi nga ana e “SKY NET LOGISTIC” me e-mail ose në telefon zyrën qendrore në adresën info@skynet.al ose recepsionin në: +355 4 8320167/168. Pas njoftimit të kryer, recepsioni njofton departamentin përkates për të proceduar me tërheqjen dhe dorëzimin e zarfit ose pakos.

Procedura e ndjekur për realizimin e dërgesave është si vijon: Me kërkesën e dërguesit, paraqitet korrieri i Sky Net në rrethet Tiranë, Durrës, Kavajë dhe për rrethet e tjera në zyrat përkatëse të agjentëve tanë, i cili merr në dorëzim objektet që do të dërgohen tek marrësi. Për çdo objekt plotësohet një formular shoqërues që përmban të gjitha të dhënat e nevojshme për garantimin e shërbimit. (Të gjithë agjenteve iu është vënë në dispozicion baza materiale me logon përkatese të Sky Net). Ky formular përbën një kontratë për kryerjen e shërbimit korrier. Një kopje e këtij formulari i jepet dërguesit, ndërsa kopjet e tjera shoqërojnë objektin për përpunim, ndarje sipas qyteteve, transportim e deri në marrjen në dorëzim nga marrësi. Me marrjen në dorëzim të objektit, marrësi firmos duke shënuar dhe kohën e marrjes në kopjen përkatëse të këtij formulari. Kjo kopje me firmën e marrësit ruhet nga Sky Net dhe me kërkesën e dërguesit i jepet atij për t’i vërtetuar dorëzimin e rregullt të objektit të dërguar nga ai. Klienti në çdo moment është i informuar për gjurmimin e postës nëpërmjet faqes së kompanisë, e-mail apo telefonatë në zyrën qendrore.


Shpërndarja e postës në Tiranë kryhet nga korrieret shpërndarës së shoqërisë. Ata marrin në dorëzim postën nga operatori ose nga përgjegjësi përpunues dhe pasi plotesojnë regjistrin e pranimit/dorëzimit të objekteve vijojnë shpërndarjen e postës në terren. Shpërndarja e postës në rrethe kryhet nëpërmjet agjenteve të shoqërise të cilët përfitojnë komision për shërbimin e kryer (lista e pikave). Transportimi i postës nga zyra qendrore tek agjentët kryhet nga bashkepunetorët e TNT-së. Kështu “SKY NET LOGISTIC” shfrytëzon rrjetin e TNT EXPRESS ALBANIA, logjistikën dhe zyrat e agjensive të saj në rrethe për shpërndarjen e importeve të shërbimeve postare. Pagesat nga klientët mund të bëhen me Cash ose në Bankë në llogaritë bankare të “SKY NET LOGISTIC” .

Kufizimet dhe kushtet e shërbimit për shërbimin postar janë:

Për shërbimin kombëtar pakot ose paletat nuk duhet të peshojnë më tepër se 150 kg. Sa i përket përmasave, ato nuk duhet t'i kalojnë 150x120x90cm. Për shërbimin ndërkombëtar, pakot nuk duhet të peshojnë më shumë se 41.5 kilogramë ose 70 kilogramë varur nga shteti ku dërgesa është paraqitur “SKY NET LOGISTIC” për transportim dhe shteti i destinacionit, siç është specifikuar në Udhezuesit ose të kalojë 270 centimetra ose në gjatësi ose një total prej 419 centimetra në gjatesi dhe perimetër të kombinuar. Paletat janë subjekt i limiteve në masë dhe peshë maksimale që variojnë nga origjina dhe destinacioni. Tarifat e pakove të cilat nuk e kalojnë peshën 50 gram, respektojnë kufizimin ligjor ndaj operatorit publik postar (Siç mund të shihet edhe në katalogun tonë bashkëngjitur).

Procedura për zgjidhjen e ankesave – E drejta e Pretendimeve

Të gjitha pretendimet kundër “SKY NET LOGISTIC” lajmërohen me shkrim po sa është e praktikueshme në mënyrë të arsyeshme dhe në çdo rast brenda 30 ditësh të marrjes së mallit në rastin e dëmtimit (duke përfshire humbje të pjesshme të një dërgese), në rastin e vonesave brenda 30 ditësh që mallrat vendosen në dispozicion të personit që ka të drejtën e shpërndarjes dhe në rastin e humbjes brenda 60 ditësh që mallrat i janë besuar “SKY NET LOGISTIC” për transport. Brenda afatit 30 ditor “SKY NET LOGISTIC” është i detyruar t'i kthejë një përgjigje për ankesën e ngritur klientit përkates kundrejt shërbimit postar. Sky Net operon në mënyrë të shpejtë me verifikimin e rastit nëpërmjet rrjetit Sky Net Worldwide duke evidentuar problemin dhe në bazë të rezultatit do të procedojë. Në rastet ku posta humbet, atëherë në marrëveshje me klientin kompania vlerëson masën e kompensimit në varësi të natyrës së mallit, vlerës dhe kostos së paguar nga klienti. Në rast se ankuesi nuk është dakord me përgjigjen e “SKY NET LOGISTIC”, ai informohet që ka të drejtë t'i drejtohet me një ankesë AKEP brenda një afati 15-ditor. Veç kësaj, gjithë pretendimet kundër “SKY NET LOGISTIC”në lidhje me çdo shërbim postar do të parashkruhen dhe mbyllen me skadimin e kohës, veç nëse masa ligjore janë nisur dhe një shënim i shkruar prej tyre i është dhënë “SKY NET LOGISTIC” brenda tetë muajsh pas shpërndarjes së mallrave në fjalë ose, në rastin e mos-shpërndarjes, brenda tetë muajsh nga data e planifikuar për shpërndarje. Ky kusht nuk do të ndikojë çdo të drejtë që dërguesi mund të ketë nën Rregullat e Konventës ose ligje të tjera kombëtare të detyrueshme.

Kërkesa thelbësore për ofrimin e shërbimit postar:

A) Konfidencialiteti i korrespondencës dhe gjithë të dhënave të tjera është tepër i rëndësishëm për Skynet dhe ruhet edhe nga punonjësit. Për këtë arsye është përditësuar çdo kontratë punonjësi individual (kopje bashkangjitur) e cila mbështetet edhe në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës (Kodi i punës në Republikën e Shqipërisë). Për këtë sa më poshtë gjithashtu:

• Palët ndalohen të japin në palë të treta informacioni të fituar gjatë ekzekutimit të kësaj kontrate si dhe çdo informacion në lidhje me këtë kontratë. Sky Net Logistic do të respektojë të gjitha standardet dhe parimet e etikës dhe biznesit në veprimtarinë e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

• Sky Net Logistic angazhohet të mos përdorë informacionin konfidencial i cili i vihet në dispozicion nga klienti për kryerjen e objektit të kontratës në asnjë mënyrë tjetër përveç se për qëllimin e rënë dakord mes palëve.

• Sky Net Logistic angazhohet të bëjë përpjekjet maksimale për të mbrojtur dhe siguruar informacionin konfidencial të Bankës, nga bërja e njohur e tij palëve të treta.

• Sky Net Logistic angazhohet të marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e sekretit të informacionit konfidencial si dhe të garantojë që ky informacion nuk do të bëhet publik apo nuk do i kalohet personave të paautorizuar.

• Sky Net Logistic nuk duhet të prodhojë kopje të informacionit (përfshirë dhe regjistrimin e tij në një memorie hardware), të ndryshojë, modifikojë apo të transmetojë atë në çfarëdo mënyre apo me çfarëdo mjeti.

• Detyrimet e Sky Net Logistic dhe/ose kufizimet e përcaktuara në këtë marrëveshje nuk do të aplikohen në rrethanat ku dhënia e informacionit kërkohet nga autoritetet kompetente sipas dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi.

B) Siguria e rrjetit postar realizohet nëpërmjet pajisjes me kamera sigurie të zyrave ku kryhet shërbimi ndaj klientit, dhe sistemet e alarmit që kontrollohen nga kompanitë e sigurimit të objekteve, pasjisja me GPS së makinave që bëjnë mbledhjen dhe shpërndarjen e dërgesave në destinacion.

C) Transporti i mallrave të konsideruara të rrezikshme sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare nuk ofrohen nga “SKY NET LOGISTIC” për klientët e saj, keto në mbështetje të vet normave e standardeve të Sky Net Worldwide.

D) Mbrojtja e të dhënave personale.

Dërguesi bie dakord që “SKY NET LOGISTIC” dhe kompani të tjera në grupin “SKY NET LOGISTIC” të kompanive në Shqipëri dhe në të gjithë botën, duke përfshirë kompani në shtete të cilat mund të mos kenë të njëjtin nivel të mbrojtjes së të dhënave si shteti ku dërgesa është paraqitur tek “SKY NET LOGISTIC” për transport, mund të përdorin çdo të dhënë të siguruar nga dërguesi tek “SKY NET LOGISTIC” për qëllimet e bëra të ditura, dhe subjekt i Lajmërimit të Privacisë “SKY NET LOGISTIC” të publikuar në adresën e internetit www.skynet.al ose në www.skynet-al.com (Në këtë mënyrë i përfshirë nga referenca mbi këto kushte). Dërguesi ka të drejta të caktuara sipas ligjit (të ushtrueshme duke kontaktuar “SKY NET LOGISTIC”) që të korrigjojë dhe kundërshtojë ndaj përdorimit për marketim të drejtpërdrejtë, ose fshijë të dhëna personale të mbajtura nga “SKY NET LOGISTIC” rreth tij. Çdo punonjës duhet të ruajë konfidencialitetin e çdo informacioni të klasifikuar “jo publik”, me të cilin njihet për shkak të kryerjes së detyrës funksionale në “SKY NET LOGISTIC” dhe të mos e përdorë këtë informacion për përfitime vetjake ose për të tretët.

Mbrojtja e mjedisit

Mbrojtja e mjedisit është në vëmendje edhe të kompanisë sonë si çdo institucion/ent/shoqëri në vend. “SKY NET LOGISTIC” nga ana e saj për t’i ardhur në ndihmë mjedisit aplikon kushtet e mëposhtme: Përdorimi i letrave (printimeve) vetëm sipas nevojës dhe jo duke shpërdoruar atë gjatë proceseve të punës.

a) Riciklimi i letrave të përdorura për herë të parë gjatë proceseve të punës (praktikë e përdorshme gjatë orëve të punës)

b) Përdorimi i automjeteve të reja me marmitë katalitike (prodhim i 5-vjecarit të fundit) duke bërë të mundur shmangien e gazrave të dëmshëm për ambientin. Përdorimi dhe riciklimi sipas rastit i materialeve të paketimit të përdorura për dërgesa të ndryshme, bëhen të përshtatshme për amballazhimin e dërgesave të tjera.

Angazhim ndaj mjedisit:

“SKY NET LOGISTIC” kryen punën në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me rregullat dhe dhe ligjet e zbatuara të mjedisit. “SKY NET LOGISTIC” i kushton vëmendje të veçantë ndikimit që kanë veprimet e saj në ruajtjen e mjedisit. “SKY NET LOGISTIC” ndjen përgjegjësinë që të ngrejë çështje dhe shqetësime lidhur me kushtet që konsiderohen të dëmshme për shëndetin dhe për sigurinë njerëzore apo për mjedisin.

Menaxhimi i Emergjencave edhe Planifikimi i Krizave

Situata emergjente është një organizim më vete duke marrë parasysh edhe rrethanat e vendit apo natyrën e ngjarjes që ndodh . Masat e marra nga shteti bëjne thirrje për veprim të menjëhershëm edhe për kompaninë tonë paçka se nuk ka ndodhur ende një situatë e tillë.

Llojet e krizave:

• Kërcënimet e sigurisë;

• sekuestrimin e paligjshëm të një avioni;

• zhvatje;

• kërcënime me bomba;

• demonstrata;

• fatkeqësitë natyrore;

• luftë;

• çrregullim civil;

• pasojat e krimit të mëdha të tilla si grabitje të armatosur dhe kontrabandës,etj.

Në rast emergjence ku ndërpritet shërbimi postar, menjëhere do të vendoset një njoftim në faqen e internetit. Çdo aplikant i cili paraqet një kërkesë për postë mbart rrezikun e çdo vonese në dorëzimin e aplikimit në Zyrën, edhe në qoftë se vonesa është jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak të disa ngjarjeve të paparashikuara.

Të gjitha dërgesat grumbullohen në një vend të sigurt dhe do të dokumentohen dhe fotografohen, mbi te4 cilat do mbahet një proces-verbal. Shpërndarja e dërgesave do të fillojë menjëherë pas konfirmimit të autoriteteve shtetërore. Në rastet kur agjentët e kompanisë në territorin shqiptar nuk mund të dorëzojne posten atëherë vet korrierët tanë do të mund të shpërndajnë posten për rastet kur edhe ato janë emergjente. KUSHTET E PËRGJITHESHME PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT NGA SKYNET LOGISTIC SH.P.K

Për dërgimin e dokumentave dhe pakove nga SKYNET, dërguesi bie dakord me kushtet dhe penalitetet që përmenden në këtë formular.

NENI 1: Formulari shoqërues i shoqërisë SKYNET është i panegociushëm dhe dërguesi është në dijeni se ky formular u plotësua nga ai ose SKYNET për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon se është pronar posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen,të cilat përshkruhen në faqen e parë të formularit.

NENI 2: Dërguesi deklaron dhe pranon kushtet e transportit nga SKYNET. Gjithashtu deklaron që

a) Çdo gjë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.

b) Objekti që dërgohet është amballazhuar në atë mënyrë që nuk do të ketë probleme gjatë transportimit të tij.

NENI 3: Dërguesi pranon të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që mund të rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.

NENI 4: Shoqëria ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose kur të dhënat e marrësit nuk janë të mjaftueshme.

NENI 5: Shoqëria ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë dërgesën që transporton në qoftë se nuk paguhen detyrimet e shpenzimeve të transportit deri sa ato të paguhen.

NENI 6: Në rast se dërgesa është në debitim të marrësit dhe marrësi nuk pranon pagesën e dërgesës për çfarëdo arsye qoftë ajo, dërguesi detyrohet të bëje pagesën ndaj SKYNET.

NENI 7: Në qoftë se gjatë kryerjes të transportit ndodh dëmtim ose humbje e dërgesës, shoqëria kufizohet në minimumin nga sasitë e mëposhtme: a)në shumën 3000 Lek për dokumentat dhe 10.000 Lek për objektet (për dërgesat brenda Shqipërisë), b)në çdo shumë të barabartë në Lek të 100 Dollarë USD (për dërgesa ndërkombëtare), c)në shumën reale të humbjes ose dëmtimt që paguhet për dokumentet ose objektet, d)në vlerën reale të dokumentave ose objekteve, pa marrë parasysh përdorimin tregtar ose vlerat e veçanta të tyre për dërguesin, marrësin ose person te tretë. Vlera reale konsiderohet: a)për dokumentat-kostoja e përgatitjes , zëvendësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit, b)për objektet-kostoja e riparimit, zëvendësimit ose blerjes së tyre(në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim). Sa sipër vlejnë edhe për dërgesat me vlerë të deklaruar kur nuk janë të siguruara. Çdo transport ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventa ndërkombëtare e Varshavës, CMR, COTIF-CIM që janë në fuqi.

NENI 8: SKYNET bën çdo përpjekje të arsyeshme për të realizuar dorëzimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të dërgesës, por në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes ,dorëzimit ose transportimit të çdo dërgese apo për çfardo humbje, dëmtimi, dorëzimi të keq apo mosdorëzimi që i detyrohet shkaqeve të paparashikuara kryesisht: a) Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, tërmet, flakë, greva, vonesë e mjeteve të transportit etj.) b) Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që interesohen për dërgesën konkrete.c) Për shkaqe që janë nën varësinë e shtetit. d )Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t'i shkaktohet dëmtim i veçantë.

NENI 9: Çdo pretendim ose vërejtje duhet të paraqitet me shkrim dhe të dorëzohet ne zyrën qendrore të SKY NET brenda një periudhë prej 30 ditësh nga data e marrjes së dërgesës nga shoqëria.

NENI 10: Shoqëria nuk merr përsipër dërgimin dhe transportimin e objekteve që përmenden më poshtë: kafshë, antikuare, shufra ari, argjendi, diamante, punime artistike, armë zjarri, lëndë djegëse, mallra të rrezikëshme, bimë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare, dokumenta financiare të shkëmbyera në para, çek, para dhe në përgjegjësi objektet që janë në kundërshtim me ligjet ose me objekte që nuk pranon IATA.

SkyNet Worldwide Express mund të sigurojë kohën më të shpejtë të tranzitit së bashku me çmimet më të mira të disponueshme në industri, duke e bërë kështu atë kompaninë më të zgjedhur për të gjitha dërgesat tuaja në botë. Ne ofrojmë zgjidhje efikase dhe të besueshme për secilin prej partnerëve tanë.

KUSH JEMI NE

LIDHJET E SHPEJTA