BLOG

Sky Net Logistic, pinoner i industrisë së transportit

Sky Net Logistic, themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1972, ka krijuar një eksperiencë 50 vjeçare, vazhdimësia e suksesit të së cilit mbahet nga dy themele të forta, besimi dhe cilësia, të cilat vijnë si rezultati i një stafi të përgatitur dhe eksperiencës së gjatë.

Këto themele kanë krijuar një model i cili mbështetet në sisteme të përparuara të informacionit të cilët janë komponentët kyç për t’u përshtatur sa më lehtë në tregun aktual dhe të ardhshëm të logjistikës, transportit dhe shërbimeve të e-commerce.

Kompania ka një prezencë globale në 209 vende të botës dhe operon me anë të qendrave rajonale të licensuara të cilat janë të shpërndara në qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme. Ndër to vlejnë të përmenden qendrat në Dubai, Hong Kong, Londër, New York, Miami, Singapor, Sidney dhe Kanada.

Prej vitit 2007, pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar është bërë dhe Shqipëria në të cilën numërohen mbi 40 punonjës të dedikuar. Sky Net Logistic Albania është themeluar në vendin tonë në vitin 2007, me zyrat e saj qendrore në Tiranë pranë Terminal Center në Autostradën Tiranë-Durrës. Krahas zyravë të tyre qendrore, kompania ka dhe tre vendndodhje të tjera përkatësisht në Rinas, Vorë dhe Portin e Durrësit. Që prej vitit 2017, Sky Net Logistic Albania ka hapur zyrat e saj të para në Kosovë. Që prej themelimit, kompania ruan standardin e lartë e të pakrahasueshëm në vazhdimësi.

Sky Net Logistic Albania është konsideruar lider sa i përket cilësisë së padiskutueshme në shërbimin postar, transportin e dërgesave në rrugë tokësore, ajrore, detare, zhdoganim dhe magazinim. Kjo është arritja e një pune të gjatë dhe të palodhshme e një stafi të përgatitur i cili i bën ballë çdo situate. Një ndër arsyet pse ky rrjet është bërë ndër më të besuarit nga mijëra klientë të kënaqur është stafi i cili përzgjidhet në mënyrë të kujdeshme duke kaluar një sërë filtrash ku testohet efikasiteti dhe profesionalizmi i tyre. Në Sky Net Logistic Albania nuk ka vend për dyshim, skuadra është tejet profesionale në komunikim dhe procesin e transportit duke u kujdesur deri në detajin më të vogël. “Njerëzit e Sky Net-it” janë një pasqyrë e vet kompanisë duke qenë se ndajnë të njëjtat vlera me të, vlera të bazuara në integritet, angazhim dhe dedikim. Integriteti evidentohet si parimi bazë i çdo marrëdhënieje njerëzore. Dihet se një kompani me integritet është një kompani e besueshme. Një arsye tjetër përse Sky Net Logistic Albania ofron ndjesinë e besimit është sistemi i shpejtë dhe i pagabueshëm i gjurmimit të ngarkesës në kohë reale si dhe dëshmia fizike se porosia është dërguar me sukses në destinacion.

Eksperienca e gjatë e Sky Net Logistic Albania ka sjellë fryte të arta dhe tashmë kompania vazhdon përpara drejt suksesit. Kjo është arritur me anë të një pune sistematike duke u siguruar të plotësohet çdo nevojë e konsumatorit dhe të krijohet një komunikim efektiv dhe afatgjatë me ta. Gjithashtu vlejnë për t’u përmenduar marrëdhëniet e shëndetshme me parneret globalë të cilët vijnë kurdoherë në ndihmë. Sky Net Logistic Albania është gjithnjë në kohë duke e bërë transportin më të lehtë për ju!

SkyNet Worldwide Express mund të sigurojë kohën më të shpejtë të tranzitit së bashku me çmimet më të mira të disponueshme në industri, duke e bërë kështu atë kompaninë më të zgjedhur për të gjitha dërgesat tuaja në botë. Ne ofrojmë zgjidhje efikase dhe të besueshme për secilin prej partnerëve tanë.

LIDHJET E SHPEJTA